Ahmetaj: Policia të shoqërojë transportin e parave

2017-04-25 1

Ministri i financave, Arben Ahmetaj, do të propozojë në qeveri një nisëm e cila do te rikthejë rolin e policisë se shtetit në shoqërimin e vlerave monetare që transportojnë bankat.

Në një intervistë për televizionin Klan, Ahmetaj thotë se ngjarje të tilla janë te dhimbshme për t?u dëgjuar, për të, nëse në shoqërimin e parave do te kishte prani të efektivëve te policisë, grabitja nuk do të kishte ndodhur.

Ahmetaj shpreh bindjen se policia i ka kapacitetet dhe ekspertizën teknike për ta bërë këtë më mirë se kompanitë e shoqërimit fizik.

Propozimi i kreut të financave synon të rikthejë rolin e mëparshëm të policisë, ku një grup me efektivë të saj shoqëronte makinat që transportonin vlerat monetare. Në harkun kohor të 10 viteve, kur shoqërimi bëhej nga policia e shtetit, ka ndodhur vetëm një rast grabitjeje./Tv Klan

Free Traffic Exchange