Ora News – Rritje të pagës minimale, Sindikatat kërkesë qeverisë për biznesin privat

2017-04-25 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sindikatat i kanë kërkuar qeverisë rritjen e pagës minimale për punonjësit në biznesin privat. Kjo kërkesë vjen në kohën kur pritet të hyjë në fuqi vendimi për rritjen e pagës minimale në administratë.
Rritja pritet të jetë 1000-2000 lekë ndërsa propozimi është kundërshtuar nga biznesi fason. Ministri Klosi tha se është në fazën e negociatave më grupet e interesit që ky propozim të diskutohet dhe miratohet në këshillin kombëtarë të punës.
Klosi: Në javët në vazhdim, ne do të kemi këtë vendimmarrje së bashku me sindikalistët dhe punëdhënësit për të pasur një rritje të pagës minimale në vendin tonë. Kemi kërkesa të vazhdueshme nga bizneset e mëdha fason, të cilët nuk kërkojnë rritje shumë të madhe të këtij niveli, pasi kjo do të ndikonte në tregun rajonal të punës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rritje-te-pages-minimale-sindikatat-kerkese-qeverise-per-biznesin-privat/