Report TV - Grabitja, Tahiri: Banka e policia private nuk morën masa, hetime

2017-04-25 0

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka folur nga Universiteti "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan, për grabitjen e djeshme në Qafë Kashar.

Tahiri tha se banka dhe policia private nuk morën masa.

"Është e pakonceptueshme për mua si bankat dhe Policitë Private nuk marrin dhe masat më minimale që këto gjëra të mos ndodhin.
Unë e kuptoj që ndoshta dhe ju që jeni studentë ndoshta keni një barrë jo të vogël (me mësime, detyra) dhe koha për të parë lajmet apo për të analizuar çështjet është e vogël. Dhe kur është për ju, mendoni sa është për qytetarët. E kuptoj që dhe ndoshta për ju pyetja më normale është: ?Dakord, por Policia??.

Ne duhet të fillojmë të njohim përgjegjësitë që ka secili për të bërë siguri. Kjo ngjarje nuk do ndodhte nëse banka do merrte masat minimale për transportin e miliona eurove. Kjo ngjarje nuk do ndodhte në qoftë se policia private do të kishte masat minimale për të transpurtuar milioan euro të tilla ngjarje nuk do të ndodhnin fare në Republikën e Shqipërisë në qoftë se bankat dhe policitë private do merrnin masat minimale për të mos ndodhur të tilla ngjarje.

Kush nga ju e lë shtëpinë me dyer dhe dritare hapur dhe pastaj pret të mos vidhet. Kush nga ju pretendon që, vetë të mos marrë asnjë masë, s?ka problem, indiferencën time e paguan shteti. Kjo është një katastrofë jo e vogël, për shkak të papërgjegjshmërinë së thellë të gjithë atyre që sot janë ngarkuar me detyrën për të garantuar rrogën e vet me paratë e bankës", u shpreh Tahiri.