Basha me biznesin: Rrisim pagën minimale dhe pensionet

2017-04-25 1

Rritja ekonomike dhe përmirësimi i klimës së biznesit nuk është e vetmja ambicie që Lulzim Basha thotë se ofron programi ekonomik i Partisë Demokratike, i hartuar në bashkëpunim me fondacionin Conrad Adenauer.

Krahas politikës së uljes së taksave, Basha premtoi se pas ardhjes në pushtet prioritet i qeverisë së tij do të jenë rritja e pensioneve dhe ajo e pagës minimale.

Lulzim Basha, Kryetar i PD-së: Do rrisim pagën minimale rreth 32 mijë lekë. Do dyfishojmë pagesën për ndihmën ekonomike. Brenda mandatit të parë do rrisim pensionin minimal me 33% si dhe do të ulim moshën e daljes në pension.

Basha tha se do të shfuqizojë të gjitha lejet e licencat, ndërsa do të rishikohen të gjitha koncesionet e dhëna nga qeveria.

Një tjetër prioritet në programin ekonomik të PD-së është edhe ulja me 5% e TVSH për energjinë si dhe falja e kamatëvonesave./tvklan.al