Report TV - 100-vjetori i lindjes,Rama:Kokalari sfidoi burrat që sistemi i gjunjëzoi

2017-04-25 0

TIRANE-Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare po mbahet një aktivitet në nderim të Musine Kokalarit me rastin e 100-vjetorit të lindjes së saj.

Shkrimtarja dhe politikania që për 33 vite u burgos dhe internua nga regjimi komunist kujtohet sot për të sjellë në dritë historinë e vuajtjeve të mëdha.

?Figurë emblematike të historisë e cila sfidoi shumë burra të cilët u gjunjëzuan para sistemit mizor?, e ka cilësuar Rama Kokalarin.

?Jam shumë mirënjohës atyre që ideuan dhe e nxitën këtë iniciativë edhe për faktin që kam mësuar shumë gjëra që nuk i dija lidhur me këtë figurë emblematike të historisë sonë. Falë kësaj figure shumë të tjerë mund të mësojnë shumë gjëra që lidhen me figurën e Kokalarit. Një histori shumë aktuale dhe frymëzuese edhe pse në kontekst tjetër.

Në vetminë time nuk jam vetëm?, shkruante Musineja kur u izolua plotësisht në burg dhe prej ku mori rrugë pjesa tjetër e jetës së saj. Ajo ishte një vajzë që vinte nga rruga e kamjes dhe e dijes në një botë që u tregua e pashpirt për të. Musine Kokalari ishte shkrimtarja e parë dhe rilindësja e fundit e brezit të fundit e brezit të arte të Rilindjes Shqiptare. Mbetet një disidente historia e së cilës i jep tjetër përmasë disidencës shqiptare me vuajtjen 40-vjeçare.

Një grua në një kohë shumë të vështirë kur shumë burra e gjunjëzuan sfidoi me fuqi gati të pamundur për t?u besuar një sistem mizor ndaj lirisë dhe të menduarit jashtë kornizës së hekurt të sistemit. ?Unë s?jam fajtore dhe nuk jam komuniste dhe ky nuk të quhet faj?. Këto janë fjalët që e përshkruajnë në pak rreshta betejën e Kokalarit?, u shpreh Rama.