Kontrolle për autorët e grabitjes - News, Lajme - Vizion Plus

2017-04-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje dite pas grabitjes spektakolare pranë aeroportit te Rinasit, policia e mbështetur nga forcat speciale, ushtron kontrolle ne zonën mes Fushe Krujes e Tiranes ku ka dyshime se mund te gjendet ndonjë gjurme e autoreve. Deri tani, nuk ka rezultate konkrete qe mund te çojnë tek emrat e grabitësve qe rrëmbyen shumen marramendëse nga makina e bankës se nivelit te dyte. Ndërkohë, kompanisë private te sigurisë ?jaguar? i është hequr licenca pas ngjarjes se rende te se enjtes. Nga verifikimet e para a rezultuar se ajo nuk i përmbushte kushtet per shoqërimin e vlerave monetare, pasi edhe makina qe kryente transportin, ishte modifikuar si blinde. Gjate natës janë marre ne pyetje edhe gjashte punonjësit e kompanisë private te sigurisë, te cilët kane thënë se janë gjendur ne befasi teksa u goditen nga makina e grabitësve. Policet private kane pretenduar se e kane pasur te pamundur reagimin për te ndaluar autoret, pasi ata kishin hapur zjarr. Por nga pamjet e videove amatore, u pa qarte qe ata nuk bene asnjë lloj rezistence. Dy makina, te cilat autoret i braktisen dhe i dogjën pranë Urës se Tapizes, janë dërguar ne ambientet e Policisë se Tiranës, për t?iu nënshtruar ekspertizës. Rreth orës 13 e 50 minuta te se enjtes, katër grabitësit pasi bllokua rrugën dhe goditen blindin, munden te rrëmbenin thasët me para te bankës se nivelit te dyte.

Free Traffic Exchange