http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Grabitja spektakolare e te enjtes ë rrugën e Rinasit e në mes të ditës, per Ministrin e Brendshëm është nje ngjarje alarmante. Por Saimir Tahiri e ka drejtuar gishtin e akuzës tek banka dhe kompania private e transportit te parave, qe sipas tij, shpërfillen masat minimale te sigurisë. Sipas ministrit, grabitja pranë Rinasit është shembulli më i mirë se si dështojnë të gjitha hallkat që duhet të garantojnë siguri, përpara se çështja të shkojë tek policia. Policia do te beje maksimumin per zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autoreve, siguroi Tahiri, ndërsa shtoi se sundimi i ligjit nuk mund te behet me nje drejtësi te korruptuar. Këto deklarata, Ministri i Brendshëm i bëri gjatë një takimi me studentë në universitetin ?Aleksandër Xhuvani? ne Elbasan.