MIRDITE-Një nga rrugët kryesore në qytetit e Rrëshenit do të mbajë emrin shkrimtares dhe politikanes, Musine Kokalari, gruas nga Gjirokastra e cila u internua dhe e kaloi një pjese të konsiderueshme të jetës së saj në Mirditë.
Iniciativa për të vlerësuar këtë martire u ndërmor nga Bashkia Mirditë.
Aktiviteti me këtë rast u organizua në 100-vjetorin e lindjes së Kokalarit ku të pranishëm ishin autoritete lokale, familjarë dhe dhjetëra qytetarë të Mirditës.
Kryetari i Bashkisë Ndrec Dedaj u shpreh se vendosja e emrit të Musine Kokalarit në një prej rrugëve të qytetit e sjell sërish këtë figure pranë Mirditorëve.
Nga ana tjetër të afërmit e Musine Kokalarit kanë falenderuar Bashkinë dhe gjithë popullin e Mirditës për vlerësimin që i bënë familjares së tyre.
Jeta e Musine Kokalarit ka qenë një kalvar vuajtjesh dhe mundimesh, pasi një periudhë të gjatë ajo e kaloi në burg, kjo vetëm se nuk ju binte regjimit komunist.