Katër autorët që kryen grabitjen e lekëve të një banke të nivelit të dytë, kishin përgatitur gjithë skemën se si do të futeshin në brendësi të blindave dhe deri te largimi drejt fshatit Laknas.
Burime të Report TV bëjnë me dije se njera prej foristradave i kanë ndjekur për rreth 300 metra blindat e kompanisë së sigurimit Jaguar, që transportonte paratë.
Menjëherë sapo kanë kaluar fshatin Laknas njëra prej makinave, tip Jeep ka goditur blindin e parë që po udhëtonte drejt Rinasit, ndërsa makina tjetër është futur në mes të dy blindave.
Menjëherë të 4 grabitësit kanë dalë nga makina dhe kanë qëlluar drejt dy blindave te gomat, në mënyrë që të mos largoheshin.
Më pas ata kanë qëlluar rreth 10 herë në drejtim të blindave dhe rojet i kanë hapur dyert pasi kanë para se xhamat po caheshin.
Menjëherë dy prej grabitësve kanë bërë transportimin e lekëve nga blindi drejt makina e tyre.
Report TV zbardh edhe dëshminë e punonjësve të cilët ishin në dy blindat e kompanisë së sigurimit Jaguar. Sipas tyre grabitësit ishin veshur me rroba të zeza, mbanin kapuc në kokë, ndërkohë që kishin edhe këpucë ushtarake.