Ora News – “Çfarë pa kryeshërbëtorja?” Premierë në Teatrin Eksperimental

2017-04-25 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tre regjisorë Kico Londo, Ina Morina dhe Ledjan Gjeci sjellin premierë për publikun shqiptar komedinë e autorit anglez Joe Orton ?Çfarë pa kryeshërbëtorja?. Vepra është një arratisje në ndërgjegjen e botës moderne, ku gërshetohen ngjarje e ka dinamizëm.
Një arratisje në ndërgjegjjen e botës moderne është vepra e Xho Orton, ?Çfarë pa kryeshërbëtorja? e cila vjen premiere në Teatrin Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli mbrëmjen e së shtunës.
Si rrallë here vepra ngjitet në skenë nga 3 regjisorë Kico Londo, Ina Morinaj dhe Ledjan Gjeci. Gjatë konferencës para premieres regjisori Londo evidentoi vështirësitë e komedisë duke e krahasuar atë me veprat e Oscar Ëilde.
Kiço Londo: Është një arratisje në ndërgjegjjen njerëzore të botës moderne përmes 4 temave të rëndësishme. E para është autoreiteti zyrtar shtetëror, e dyta është psikiatria, i treti është individualiteti seksual dhe e katërta është seksualiteti.
Ina Morinaj: Shfaqja është një rock en roll në ritmin e saj e drejtuar nga tre dirigjentë
Ledian Gjeci: Të cilët duhet të bien dakord që shkopi mos lëvizi njëri lart njëri poshtë.
Vepra e cilësuar ndryshe komedi e zeze ka bërë bashkë një kast të njohur aktorësh ku nuk mungojnë emrat e afirmuar por edhe të rinjtë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/cfare-pa-kryesherbetorja-premiere-ne-teatrin-eksperimental/

Free Traffic Exchange