Stop - Nga faturat e ujesjellesit tek skandali i groposjes se ilaceve ne Dajt! (09 shkurt 2017)

2017-04-01 4

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & Klan;Një qytetar tregon me foto në ?Stop?, se fatura e ujësjellësit i vjen me shuma të ndryshme në taksën e arsimit dhe atë të shtëpisë. Më pas trajtohet cështja e trafikut në autostradë, ilacet e groposura në Dajt dhe fenelinat e ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj.

Kronikë më e zgjeruar:

Grupi i xhirimit të emisionit ?STOP? ka udhëtuar drejt Zall ? Bastarit, pasi banorët e kësaj zone kanë sinjalizuar se dy ditë më parë, më shumë se tre kamionë kanë ardhur dhe kanë shkarkuar ilaçe të skaduara pikërisht në shtratin e lumit të Zall ? Bastarit, i cili derdhet në liqenin e Bovillës.

Pamjet flasin vetë, sesi në këtë territor janë depozituar arka të tëra me ilaçe të skaduara. Vetë gazetarja e ?STOP? demonstron para kamerës kutitë e groposura me ilaçe, ku në vetëm pak minuta ka gërmuar dhe ka nxjerrë me qindra ilaçe të tilla.

Problemi nuk qëndron pse këto ilaçe janë groposur, por vendi që kanë zgjedhur është i gabuar, pasi ato mund t?i tërheqë rrjedha e lumit sidomos në ditët me shi dhe i çon direkt në liqenin e Bovillës, uji i së cilit furnizon çezmat në shtëpitë e gjithsecilit prej nesh.

Free Traffic Exchange