VLORË-Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.
Burime për Report Tv mësojnë se ngjarja ka ndodhur në lagjen "Isa Boletini" pranë vendit të quajtur "Kali i Trojës".
I plagosuri Arlind Lulushi, 28 vjeç, ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po kryen hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:50 ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Isa Boletini" pranë vendit të quajtur "Kali i Trojës" ku një person i paidentifikuar ende ka qëlluar me armë zjarri një shtetas tjetër me inicialet A.L., 28 vjeç, banues në Vlorë, i cili është plagosur në këmbë dhe ndodhet në Spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore. Autori ka mundur të largohet duke përfituar nga errësira, por po punohet për kapjen dhe arrestimin e tij.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet hetimore në lidhje zbardhjen dhe sqarimin e saj.