stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;Ilirjan Cela denoncon në ?Stop?, se vendos të shesë apartamentin e tij dhe për të kryer procedurat i drejtohet noterit Napolon Vasha. Paratë e shitjes, plot 68 mijë euro depozitohen në një bankë të nivelit të dytë, deri në përfundimin e shitjes.Por noteri i tërheq paratë dhe zhduket. Pas kësaj Ministria e Drejtësisë ngre një grup pune dhe i heq licensën noterit Vasha.?Stop? iu drejtua bankës në fjalë, e cila sqaron, se nuk ka të drejtë të ndërhyrjë në llogaritë rrjedhëse të klientëve.Ndërsa Mimoza Sadushi kryetare e shoqatës së noterëve shpjegon, se ka një udhëzim të posacëm, që detyron noterin vetëm të transferojë paratë, por jo t?i tërheqë.
Kronikë më e zgjeruar:
Ilirjan Cela denoncon në emisionin ?STOP?, se vendos të shesë apartamentin e tij dhe për të kryer procedurat i drejtohet noterit Napolon Vasha.
Pas nënshkrimit të kësaj kontrate, ata i drejtohen një banke të nivelit të dytë, aty ku depozitohet shuma e 68 mijë eurove. Pak orë pasi derdhen këto para në numrin e llogarisë së noterit, ky i fundit shkon dhe prek depozitën. Por noteri i tërheq paratë dhe zhduket.
Pas kësaj Ministria e Drejtësisë ngre një grup pune dhe i heq licensën noterit Vasha.
?Firma ?PORTIAL? dispononte një apartament në pronësi të saj, të cilin e shiti. Bashkë me blerësin iu drejtuam zyrës së noterisë me noter Napolon Vashën, ku bëmë kontratën e shit-blerjes. Noteri na nxjerr disa arsye për të shtyrë ditët sepse ai e dinte. Dyshova për këtë gjë dhe i drejtohem ?Tirana Bank?. Aty mora vesh që noteri i kishte marrë paratë nga llogaria dhe nuk kishte më lekë. Ministria e Drejtësisë ngriti një grup kontrolli, e verifikoi dhe i hoqi licensën noterit. Por sot e kësaj dite unë ende nuk i kam marrë lekët. Banka nuk mban asnjëlloj përgjegjësie. Unë nuk po di ku t?i marr lekët, unë i çova lekët në bankë dhe banka është garant për këtë, por kur banka nuk mban përgjegjësi është një çështje tjetër.?
Emisioni ?STOP? iu drejtua kësaj banke të nivelit të dytë, për të pyetur sesi ka ndodhur kjo tërheqje parash vetëm pak orë pasi ishin depozituar dhe aq më tepër që bëhet fjalë për një shumë prej 68 mijë eurosh. Në përgjigjen e ardhur nga banka thuhet se: ?Banka me kërkesë të noterit dhe në zbatim të Udhëzimit nr. 6915/2, datë 30.01.2012 ka detyrë të çelë llogarinë rrjedhëse të dedikuar, por jo të marrë pjesë në administrimin e fondeve të kësaj llogarie sëbashku me noterin?.
Ndërsa Mimoza Sadushi Kryetare e Shoqatës së Noterëve shpjegon, se ka një udhëzim të posaçëm, që detyron noterin vetëm të transferojë paratë, por jo t?i tërheqë.
?Në këtë udhëzim përcaktohet saktësisht që noteri duhet të ketë një llogari rrjedhëse në bankë, llogari e cila është e ndryshme nga llogaritë personale apo individuale, që ka noteri si person fizik. Në këtë udhëzim caktohet edhe saktësisht që me përfundimin e të gjithë procedurës, pra të bërjes së kontratës, të regjistri...