Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një familje me dy invalidë në Durres është nxjerrë jashtë nga banesa prej përmbarimit, pasi komuniteti mysliman në qytetin bregdetar ka fituar gjyqin e pronësisë. 80 vjeçarja Hanëme Isufi së bashku me djalin 60 vjeçar, kanë tentuar të bëjnë rezistencë, dhe janë përplasur fizikisht me përmbaruesit, por fitorja i buzëqëshi këtyre të fundit.
E moshuara rrëfen se me djalin gjysmë të paralizuar nuk ka asnjë vend ku të fusë kokën.
?Unë 80 vjeçe, nuk prishet shtëpia në këtë moshë. Unë them që është një pikë e zezë shumë. Mendoni edhe ju, nuk di çfarë të thotë nëna?
Për shkak të gjendjes se rënduar psikologjike dhe shëndetesore ështe dashur ndihma e mjekeve, të cilet erdhën me urgjencë për trajtuar 80-vjeçaren dhe djalin e saj.
E moshuara apelon për ndihmë, për një strehë ku të mund të qëndrojë sëbashku me djalin me aftësi të kufizuara.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/i-nxjerrin-nga-banesa-familja-me-dy-invalide-perplaset-me-permbarimin/