Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Shkodër fermerët e Obotit kanë protestuar për kerkesën e tyre të vazhdueshme për dëmshpërblim të përmbytjeve të vitit 2010-2011. Ata kërcënuan me bojkot të zgjedhjeve dhe grevë urie. Edhe në Berat rreth 45 familje u takuan me prefektin, duke ngritur pretendimin për mosmarrjen e dëmshpërblimit nga përmbytjet e vitit 2015.
Mungesa e një përgjigje nga qeveria ndonëse afati i lënë ka përfunduar, ka bërë që edhe banorët e Obotit të dalin në protestë. Ata kërkojnë akordimin e dëmshpërblimit për përmbytjet e 2010 ? 2011 të dëmeve në banesa dhe biznese, ndërsa shtojnë se do të bojkotojnë edhe zgjedhjet e deri në grevë urie.
?Na kanë zhgënjyer, prandaj i lutemi shtetit të verë dorë mbi ne që të na japë dëmshpërblimet?
?Ne na ka mbytur dora e njeriut, jo shteti?
?I kërkojmë shtetit dëshmpërblimet e banesave një më një?
Njësia administrative e Obotit në Anë të Malit ishte më e goditura nga përmbytjet e atyre viteve, ku uji në banesa shkoi deri në 2 metra.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/demshperblimi-edhe-oboti-kercenon-me-bojkotim-te-zgjedhjeve/