Report Tv siguron foton ekskluzive të një prej autorëve të grabitjes së 1 milion eurove në pistën e aeroportit të Rinasit 7 muaj më parë më 1 korrik 2016.
Personi që shihni në këtë foto është 40 vjeçari me origjinë nga Elbasani ndërsa identiteti i tij deri në këtë fazë të hetimit është Aleks Pepa, kjo për shkak të sekretit hetimorë dhe hetiemve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe policisë që janë në zbulim të dy bashkëpunëtorëve të tij.
Ndaj këtij shtetasi të skeduar dhe më parë për precedentët penal është kërkuar dhe ndihma e policive italiane, greke dhe rumune për ta arrestuar pasi dyshohet se ai fshihet duke lëvizur në këto tre shtete.
Por cili ishte roli i Aleks Pepa në grabitjen spektakolare të korrikut 2016?
Report Tv ka mundur të shoh vendimin e arrestit dhënë në mungesë ndaj tij, vendim në të cilin rezulton se ai ishte në rolin e shoferit të automjetit mercedez benz me ngjyrë të kuqe që shihni në këto pamje të përdorur në grabitje.
Sipas hetiemve ka rezultuar se dhe disa ditë pas grabitjes ky shtetas së bashku me bashkëpunëtorët e tij kanë bërë plane për ruajtien e parave në disa forma të ndryshme e më pas është larguar nga shqipëria.