Grabitet makina e blinduar e bankës - News, Lajme - Vizion Plus

2017-04-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Grabitet makina e blinduar qe transportonte paratë e nje banke te nivelit te dyte ne Tirane. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13 e 50 minuta ne afërsi te qafës se Kasharit. Mjeti i blinduar është ndaluar nga persona te armatosur dhe te maskuar. Ne pak sekonda ata kane arritur te marrin shumen e madhe te parave, e cila transportohej drejt aeroportit te Rinasit. Grabitësit kane mundur te largohen me shpejtësi nga vendngjarja me dy makina te cilat i kane djegur ne afërsi te urës se Tapizes per te humbur gjurmët. Dyshohet se ata jane largua me nje tjetër mjet qe i priste ne ketë vend. Shuma e parave te grabitura nuk dihet ende. Ndërkohë policia ka ngritur postblloqe ne të gjitha rrugët hyrëse e dalëse te kryeqytetit por pa mundur te kape ende autoret. Skenari është i njejte me nje grabitje te mëparshme, kur pas rrëmbimit te parave nga automjeti i blinduar autoret dogjën makinën ne hyrje te Fushe Krujës.

Free Traffic Exchange