Ora News – Treni i mallrave Shqipëri-Mal i Zi del nga shinat, përmbysen 6 vagona

2017-04-01 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ka qënë duke udhëtuar në drejtim të Shkodres, kur në fshatin Grizhë të Malësisë së Madhe treni i mallrave i linjës Shqipëri ? Mal i Zi ka dalë nga shinat.
Shkak është bërë dëmtimi i trasesë, duke bërë që 6 nga 10 vagonët të rëzohen. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm deme materiale pasi treni ishte i mbushur me lëndë inerte.
Aksidenti ndodhi në një zonë larg shtëpive të banimit, pasi në pjesë të tjera të hekurudhës ai kalon ngjitur me shtëpitë e banimit të fshatrave të Malësisë së Madhe, duke qënë rrezik serioz për jetën e kalimtarëve.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet mbi shkaqet e këtij aksidenti sëbashku edhe me ekspertë të hekurudhave. Në pyetje po merren makinisti dhe punonjësit e tjerë, ndërsa nga hetimet e para mësohet se treni nuk ka qënë duke lëvizur me shpejtësi, pasi prej vitesh amortizimi i hekurudhës ka kthyer lëvizshmerinë në këtë zone në minimumin e mundshëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/treni-i-mallrave-shqiperi-mal-i-zi-del-nga-shinat-permbysen-6-vagona/

Free Traffic Exchange