Basha: Në shesh të rrëzojmë Ramën! - News, Lajme - Vizion Plus

2017-04-01 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha ka takuar te rinjtë demokrate te njësisë 7 ne kryeqytet e se bashku me ta ka ftuar qytetaret ti bashkohen protestës se 18 shkurtit, nje proteste e cila qellim kryesor ka zgjedhjet e lira e te ndershme.?I garantoj të gjithë qytetarët shqiptarë që po na bashkohen e do të na bashkohen si asnjëherë tjetër në 18 Shkurt, se kjo do të jetë një lëvizje madhështore popullore paqësore, demokratike por e pandalshme. E pandalshme derisa të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme.?Por tubimi i opozitës nuk është vetëm per procesin elektoral, por nje lëvizje sipas Bashes, edhe per premtimet e pambajtura te qeverise per vendet e punës apo shendetesine falas. E duke qene se kreu i PD beson se me zgjedhje te lira e djathta vjen ne pushtet ai ka bere edhe premtimet per ditën kur do te qeverise Shqipërinë.?Akti im i parë do të jetë anulimi i ligjit për arsimin e lartë. Paratë e prindërve, paratë e taksapaguesve shqiptarë do të shkojnë për të financuar plotësisht universitetet publike dhe nuk do të ketë asnjë student që do të mbetet pa studiuar, të mbetet pa hyrë në Bachelor apo në Master sepse nuk paguan dot.?Lideri i opozitës ka shprehur bindjen se kur qytetarët ngrihen, nuk ka qeveri të korruptuar e të inkriminuar ta mbajë peng Shqipërinë.

Free Traffic Exchange