“Vetingu”, numër i madh aplikimesh - News, Lajme - Vizion Plus

2017-04-01 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Janë mbi 100 aplikantë per 25 vende, që kanë depozituar kërkesat për të qenë pjesë e institucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Institucioni i Avokatit të Popullit, atje ku bëhet aplikimi, bën të qartë se deri mbrëmjen e datë 8 Shkurt, janë 36 persona të cilët kanë depozituar personalisht kërkesën. Ndërkohë që aplikime të shumta janë kryer edhe përmes postës elektronike, në linkun e vendosur pikërisht për këtë procedurë. Sipas të dhënave të ofruara nga Avokati i Popullit, në rrugë elektronike janë paraqitur mbi 50 kërkesa apo shprehje interesi. Por, nënvizohet fakti se aplikantët janë orientuar për të paraqitur dokumentacionin përkatës në një nga format e aplikimit deri në datë 9 Shkurt, ora 20:30 pranë zyrave të Avokatit të Popullit, nëpërmjet postës zyrtare ose në rrugë elektronike deri në orën mesnatën e kësaj datë. Kësaj liste krahas kërkesave të depozituara pranë zyrave të Avokatit të Popullit apo edhe kërkesave të ardhura në rrugë elektronike, deri në datë 9 Shkurt, kur është edhe afati i fundit i aplikimit, do t?i bashkëngjiten edhe kërkesat e ardhura në rrugë postare. Mjafton që postimi të jetë bërë brenda afatit ligjor. Për të rritur aplikimet, për të qenë pjesë e Komisioneve të Vlerësimit, pak ditë më parë Ambasada amerikane bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të bëhen pjesë e këtij procesi të rëndësishëm për zbatimin e reformës në drejtësi. Të njëjtën thirrje e ka bërë edhe Bashkimi Europian përmes përfaqësisë së saj diplomatike në Tiranë. Menjëherë pas formimit të komisioneve, të gjithë aplikantët do të kalojnë në ditën e ekspertëve ndërkombëtarë, që do të vlerësojnë besueshmërinë e secilit prej tyre.

Free Traffic Exchange