Basha: Në protestë për zgjedhje të lira e të ndershme

2017-04-01 3

Protesta e 18 shkurtit për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha është fillimi i një lëvizjeje popullore, që synon të kthejë qeverisjen tek qytetarët.

Deri në plotësimin e kushtit për zgjedhje të lira e të ndershme, protestat janë rruga pa kthim e opozitës. Thirrjen për t?i bashkuar protestës e pati veçanërisht për rininë.

Lulzim Basha, kreu i PD: 18 shkurti është nisja e një lëvizjeje që do përfundojë me fitoren e çdo qytetari shqiptar. Provën e keni, Rumaninë. Kur ngrihen rinia dhe qytetarët magjia e zezë e korrupsionit bie.

Këtë deklaratë Basha e bëri pas një takimi që pati me të rinjtë e degës 7 në kryeqytet, të cilëve u premtoi se pas ardhjes në pushtet një ndër vendimet e para të qeverisë së tij do të jetë anulimi i ligjit të arsimit./ TV KLAN