Departamenti Amerikan i Shtetit ka besim të plotë tek Ambasada dhe Ambasadori amerikan në Shqipëri. Këto janë deklarata zyrtare ekskluzive për Top Channel, i cili iu drejtua Departamentit Amerikan të Shtetit pas artikullit të ?Huffington Post?, ku Luke Cofey drejtor i politikave të Jashtme në Heritage Fondation, kritikon politikat e SHBA ne Ballkan dhe konkretisht për Shqipërinë, ndërhyrjen e Ambasadorit Donald Lu në politikat e brendshme. Top Channel kontaktoi Departamentin Amerikan të Shtetit.