Report TV - Në borxhe,një tjetër bankë nxjerr në ankand 22 prona të ARMO-s

2017-04-01 1

Problemet e ARMO-s me borxhet duket se nuk do të marrin kurrë fund. Një bankë tregtare ka nxjerrë në ankand 22 prona të saj në Vlorë për shkak të kredive të pashlyera.

Bëhet fjalë për ndërtesa e troje në pronësi të kompanisë së përpunimit të naftës në qytetin e Vlorës. Shoqëria përmbarimore që ka nxjerrë pronat në shitje për llogari të bankës tregtare, bën me dije se ky është ankandi i dytë. Vlera totale e të 22 pasurive të paluajtshme llogaritet në rreth 900 mijë euro.

Por jo më larg se tetori i shkuar një tjetër bankë nxori në ankand dhe bleu 54 për 25 milionë dollarë. Praktikisht banka tregtare u bë pronare e thuajse të gjitha trojeve e objekteve të rafinerisë së Ballshit në pronësi të ARMO, duke nisur nga ndërtesat e magazinat, te zyrat, repartet, qendra shëndetësore madje dhe rrugët e Kombinatit të Thelluar të Përpunimit të Naftës.