Ish-deputeti socialist, Ben Blushi, sot kryetar i LIBRA-s foli për ARMO-n duke e cilësuar të dështuar privatizimin e bërë nga qeveria e kaluar. Blushi tha se buxhetio i shtetit humbet 200 milionë euro në vit nga dështimi i këtij privatizimi.
"ARMO u privatizua nga PD, dështoi. e dini sa para humbim në vit, 200 milionë euro në nafta. I kushton buxhetit dhe shoqërisë 200 milionë euro, para që ikin nga shkollat, nga pagat, nga sigurimet shoqërore. Sot ARMO-n nuk e administron askush. Një kompani fantazmë që e ka marrë me qira. E privatizoi Saliu padrejtësisht, nuk pati asnjë efekt, dështoi", u shpreh Blushi, duke kërkuar shtetëzimin e ARMO-s.
"Kompania duhet të shtetëzohet. Nuk paguan prej 18 muajsh rrogat e punonjësve", tha Blushi.