Xhemal Qefalia, deputet i Partisë Socialiste ka sqaruar nga foltorja e Kuvendit akuzat e PD në adresë të tij, se ka përfituar 6.7 miliard lekë nga fondet publike.
Sipas tij, PD-ja duhet t?i verifikojë akuzat që të dijë të përballet në Prokurori më pas, ndërsa shtoi se me shumat e mëdha që përmendin po e vënë në siklet edhe me kolegët.
?Nuk dua të fyej atë që bëri deklaratën dje, asaj kështu i kanë thënë, por të jenë të vendosur të përballen edhe në prokurori. Të mos thonë kështu ma dhanë dhe kështu e thashë. Unë quhem Xhemal Qefalia, jam banor autokton në Tiranë, kam pasur prona të trashëguara dhe vazhdoj t?i kem, nuk i përkas kategorisë që u bëra ministër e deputet e pastaj pronar. Jini korrekt dhe të bindur, personi im s?ka abuzuar dhe s?ka përfituar nga tendera. Më keni vënë në siklet edhe me kolegët se më kanë thënë sa shumë paske fituar nga firmat e kushërinjve?- tha Qefalia.