Report TV - Deputeti i PD, Dogjani tenton të godasë ministrin Ilir Beqaj

2017-04-01 1

Deputeti i PD, Asllan Dogjiani, ka tentuar të qëllojë në sallën e Kuvendit, ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Ndërhyrja e menjëhershme e Gardës ka shmangur incidentin.

Shkak për përplasjen u bënë akuzat e Dogjianit lidhur me rastin e një fëmije të sëmurë, të cilit sipas tij nuk po i vihet në ndihmë për sigurimin e një aparati laringu.