Report TV - Tutorja punonte si eskortë ja klientët që e frekuentonin

2017-04-01 1

TIRANE-Tre ditë më parë Policia e Tiranës shkatërroi një rrjet prostitucioni në Tiranë. Pjesë e këtij rrjeti ishin katër taksist, një polic dhe dy vajza që rekrutonin prostituta, Ambra I. dhe Fllanxe A.

Pikërisht Ambra I. ishte një emër i njohur për Policinë. Në janar të 2016-s ajo është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ishte pjesë e një grupi që ofronte shërbime eskort dhe prostitucion në Tiranë dhe në Elbasan.

Report TV ka siguruar vendimin e Gjykatës së Tiranës i cila e ka dënuar Ambra.I me 10 muaj burg.

Në këtë vendim thuhet se Ambra.I bashkë me një shoqen e saj e njohur me emrin ?Kristi? është takuar me dy turqit biznesmenë M.O dhe S.K në një lokal në qendër të Tiranës.

Të katër personat sipas vendimit të Gjykatës, pasi kanë rënë dakort për pagesën kanë shkuar në një hotel në periferi të Tiranës. Sipas hetimeve që kishte bërë Policia e Tiranës në atë kohë Ambra I. punonte si eskortë, ndërkohë që shumica e klientëve e kontaktonin vet atë.