Nënshkrimi elektronik është një tjetër hap tejet i rëndësishëm drejt Shëndetësisë Elektronike.
Prezantimi i tij u bë këtë herë para mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të sistemit të kujdesit Parësor shëndetësor të Tiranës, ku ishin të pranishëm Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, si dhe Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito.
Në fjalën e tij, Beqaj tha se nënshkrimi elektronik është një pjesë e rëndësishme e programit të Shëndetësisë Elektronike, teksa shtoi se të gjitha projektet që janë zbatuar deri më tani, ato që po zbatohen, si dhe ato që do të zbatohen së afërmi dhe që lidhen me ?e-Health?, kanë një vlerë prej 36 milionë euro.
?Ajo që prezantojmë sot është një pjesë e të gjithë puzzle-it të shëndetësisë elektronike që duam të krijojmë. Praktikisht, duhet të kemi parasysh që kemi zbatuar, po zbatojmë dhe kemi të alokuara fonde për të zbatuar së afërmi projekte që lidhen me ?e-Health?-in që janë 36 milionë euro?, deklaroi Beqaj.