Projektligji i ri i qeverisë rihap aplikimit për të marrë dëmshpërblimin për ish të përndjekurit politik. Qeveria ka vendosur që të pranojë aplikimet dhe dosjet e të gjithë atyre ish të dënuarve që nuk aplikuan dot në kohë.
Në këtë mënyrë Këshilli i Ministrave ka vendosur si afat datën 31 dhjetor të 2017-s, në mënyrë që trashgimtarët e ish të dënuarave të mund të aplikojnë përsëri për të përfituar.
Gjithashtu qeveria ka vendosur që për ato dosje të cilat janë dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë, të quhen të vlefshme dhe të futën në listën e atyre që do të marrin dëmshpërblim.
?Brenda datës 31.12.2017, ish-të dënuarit politikë, të cilët bëjnë pjesë në kategorinë e subjekteve përfituese parësore dhe plotësojnë kriteret, drejtpërdrejt apo nëpërmjet kujdestarit ligjor, paraqesin në Ministrinë e Drejtësisë kërkesën, me shkrim, për përfitimin e dëmshpërblimit financiar për dënimin penal të padrejtë.