Ora News - Organet e vettingut, Totozani: Kanë aplikuar mbi 100 kandidatë

2017-04-01 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndërkohë që nesër është afati i fundit për aplikimet e kandidatëve për organet e vettingut, Avokati i Popullit, Igli Totozani ka dhënë edhe shifrën e parë. Në intervistën e Ora News, ai tha se deri tani janë rreth 100 persona të cilët janë të interesuar dhe kanë aplikuar. Totozani u shpreh i kënaqur nga pjesëmarrja e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit që kanë treguar interes.
Totozani: Unë e di që publiku ka një interes të madh për të ditur shifrat, emrat. Ne do të mundohemi të jemi transparent për publikun, mediat, të gjithë njerëzit e interesuar. Mund t?ju them një shifër. Janë mbi 100 njerëzit që janë të interesuar për të marrë pjesë në ngritjen e organeve të vettingut. Është një proces që vazhdon dhe nesër dhe që është një komunikim i vazhdueshëm mes stafit tonë dhe këtyre qytetrarëve jo vetëm nga Shqipëria por edhe përtej Shqipërisë për të plotësuar me ndonjë dokumentacion që mund ti munmgojë.
Takimi me ONM?
Totozani: Kemi folur për mënyrën e bashkëpunimit që do të kemi, gjërat janë të përcaktuara qartë dhe i sigurova që tek Avokati i Popullit ata do të gjejnë një bashkëpunëtor të ngushtë, korrekt dhe të ndershëm. Prania e ONM është një fat për ne, është një fat për mbarëvajtjen e reformës për shkak se janë njerëz me reputacion, profesionistë dhe do t?i japin një vlerë të shtuar dhe do ndihmojnë që ky proces të dalë me sukses.
A kemi garanci nga organizmat e huaja dhe pse e kemi të nevojshme ndërhyrjen e ndërkombëtarëve?
Totozani: Unë bëj pjesë në atë grup qytetarësh që mendoj dhe jam i bindur se vendi ynë ndoshta edhe gjeografikisht ka qenë me fat, për lidhjet që ka me SHBA dhe besoj se gjithë historia jonë edhe në këtë proces të rëndësishme është e nevojshme që ne të kemi ndihmën e tyre, në mënyrëqë kjo reformë të eci ashtu siç e presin qytetarët. Kjo ndihmë ka qenë gjatë këtyre viteve e pamunguar dhe jemi me fat që do ta kemi edhe në këtë proces të rëndësishëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/organet-e-vettingut-totozani-kane-aplikuar-mbi-100-kandidate/