Report TV - KKT miraton planet e 11 bashkive Gjermeni: Nuk ka më zaptime

2017-04-01 1

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar planet e përgjithshme vendore të 11 bashkive të financuara nga qeveria.

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni deklaratë për shtyp për vendimet e sotme të KKT deklaroi se ky është një lajm i mirë për qytetarët e Krujës, Kukësit, Gjirokastrës, Urës-Vajgurore, Skraparit, Poliçanit, Cërrikut, Librazhdit, Kurbinit, Divjakës dhe Korçës.

Gjithashtu ministrja u shpreh se zhvillimi i territorit nuk udhëhiqet më nga mendësia e ?zapto një sipërfaqe tokë e ndërto çfarë të duash e si të duash?, por nga instrumenta planifikimi që shërbejnë si udhërrëfyes të zhvillimit urban, investimeve dhe ndërtimit.

"Sot miratuam planet për 11 bashki, të Krujës, Kukësit, Gjirokastrës, Urës-Vajgurore, Skraparit, Poliçanit, Cërrikut, Librazhdit, Kurbinit, Divjakës dhe Korçës.

Janë 16 bashki (nga të cilat 5 bashki Lushnjë, Berat, Kuçovë, Elbasan dhe Fier të mbështetura nga Programi i USAID për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore) që kanë tashmë plane vendore.