Report TV - Klosi në Durrës për mirëqënien sociale, marrëveshje mes 3 bashkive

2017-04-01 0

DURRËS-Ministri i Mirëqenjes Sociale, Blendi Klosi sot ka qenë në Durrës për të firmosur marrëveshjen që do ndihmojë shtresat në nevojë.

Në takim merrnin pjesë krerët e bashkive Durrës, Krujë dhe Shijak. Qëllimi i takimit ishte nënshkrimini i një marrëveshje ndërmjet 3 kryebashkiakëve për një plan afatgjatë bashkëpunimi për familjet të cilat marrin ndihmë sociale.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje do t?i lehtësojë procedurat e aplikimit, pasi kompetencat që deri tani mbante ministria do t?i kalojnë për administrim pushtetit lokal.

Kryetari i bashkisë së Durrësit Dako tha se sot nënshkruajmë paktin për shërbimet sociale me krerët e bashkive të qarkut Durrës.

Mbas nënshkrimit do jetë shumë më mirë për njerëzit në nevojë. Ndër të tjera Dako u shpreh se këtë vit kemi buxhetin më të madh për të kontribuar në këtë drejtim.