Ora News – Beqaj në Elbasan, jo më letër për mjekët, nga java e ardhshme nis receta elektronike

2017-04-01 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka prezantuar në Elbasan programin e shëndetësisë elektronike, që synon krijimin e një platforme të dhënash klinike të pacientëve nëpërmjet teknologjisë. Programi që arrin vlerën e 14 milionë eurove përfshin infrastrukturën e rrjetit, paisjet, si dhe implementimin. Pjesë e këtij programi është edhe receta elektronike që do të shtrihet së shpejti në të gjithë vendin.
Programi i shëndetësisë elektronike, ose ndyshe e-Health, do të implementohet edhe në qytetin e Elbasanit.
Në prezantimin e programit që synon krijimin e një platforme të dhënash klinike të pacientëve nëpërmjet teknologjisë ishte edhe vetë Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Sipas Ministrit është e nevojshme që personeli mjekësor ta shfrytëzojë sa më shumë këtë informacion.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/jo-me-leter-per-mjeket-nga-java-e-ardhshme-nis-receta-elektronike/