Adriana Pasmaçiu, infermjeria që tentoi vetëvrasjen para 2 ditësh ka dalë nga koma. Konfirmimi u bë nga Shefi i Urgjencës së Kirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, Myzafer Kaçaj.
38-vjeçarja Pasmaçiu tentoi vetëvrasjen pas njoftimit për trasferim nga venid i saj i punës. Në sqarimin para mediave shefi i urgjencës së kirurgjisë Kaçaj, deklaroi se trasferimi u bë në kuadër të përmirësimit të shërbimit, si dhe transferimi ishte brenda të njëjtës qendër spitalore, por nuk mund të jetë shkaku i tentativës për vetëvrasje.
Doktor Myzafer Kaçaj, dekalroi gjithashtu se qarkullimi i punonjësve në qendrën spitalore nuk ka për qëllim largimin e punonjësve nga vendi i punës. Madje ai siguroi se askush nuk do të largohet nga puna.
Për sa i përket medikamenteve të përdorura nga ana e infermieres së urgjencës së kirurgjisë, ende nuk dihet, dhe madje pritet që pasi të dali nga reanimacioni dhe t?i nënshtohet një kontrolli më të detajuar.