Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prokuroria e Elbasanit konfirmoi zyrtarisht arrestimin nga autoritetet holandeze të shtetasit Shkëlzen Hasanpapaj, i dyshuar për vrasje në rrethana cilësuese të mbetur në tentativë.
I riu sipas Prokurorisë, dyshohet se është autori i plagosjes së dyfishtë me armë paraditen e datës 6 qershor të vitit të shkuar në qytetin e Elbasanit, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një automjeti, ndërsa shënjestër ishte Florenc Çapja.
Në atë kohë mbetën të plagosur shtetasit Bledar Muça, si dhe shtetasja M. Kermezo, punonjëse policie, e cila, në momentin e ngjarjes, ka qenë rastësisht si këmbësore aty. Prokuroria sqaron se në vendin e ngjarjes u gjetën disa sende, si një çantë kamuflazhi, arma e krimit si dhe sende të tjera të përdorura nga autori.
Prokuroria sqaron se të gjitha gjurmët e ADN-së ishin të ngjashme, ndërsa përpjekja për t?i krahasuar ato me autorin e dyshuar Shkëlzen Hasanpapaj, qenë të pamundura, pasi ai u largua nga Shqipëria ditën pas ngjarjes.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/atentati-si-zbuloi-prokuroria-autoresine-e-te-arratisurit-ne-holande/