Ora News – Llalla takon homologun belg, e informon për “Balilin” dhe “Frrokun”

2017-04-01 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Çështja e Balilit, Mark Frrokut, prostitucionit dhe trafikut të drogës kanë qënë në fokus të bisedimeve të kryeprokurorit Adriatik Llalla me homologun belg, Frederic Van Leeuw. Llalla tha se autoritetet e larta shqiptare po tregojnë një interes të lartë për luftën kundër narkotikëve.
Çështja ?Balili? dhe vijimësia e pocesit gjyqësor ndaj deputetit Mark Frroku kanë qënë dy nga temat që janë disktuar mes prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe dhe homologut te tij belg, Frederic Van Leeuw .
Zyra e shtypit e Prokurorisë së Përgjithshmë bën me dije se gjatë takimit të zhvilluar në Belgjikë, Llalla informoi homologun e tij, lidhur me hapat e ndërmarra nga autoritetet shqiptare për të luftuar dhe minimizuar rastet e rekrutimit të shtetasve shqiptare për konfliktet e armatosura në Lindjen e Mesme si dhe me problematikën e kriminalitetit shqiptar në atë vend, kryesisht për grupet që ushtrojnë veprimtarinë e paligjshme në shfrytëzimine prostitucionit dhe trafikimit e shpërndarjes e lëndëve narkotike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/llalla-takon-homologun-belg-e-informon-per-balilin-dhe-frrokun/