Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një infermiere e stafit të urgjencës së Kirurgjisë ka tentuar vetëvrasjen 2 ditë më parë. Mendohet se shkak për këtë është njoftimi për një lëvizje paralele në sektorin e djegies plastikës. Shefi i shërbimit të urgjencës së kirurgjisë, Myzafer Kaçaj sqaron se ende nuk dihen motivet e qarta të këtij akti ndërsa infermierja aktualisht është e intubuar.
Kaçaj: Kjo situatë ka ndodhur. Kjo është një personel që ka punuar në sallën e urgjencës kirurgjikale ku unë drejtoj. Në një moment të caktuar është bërë një lëvizje paralele, kjo ka bërë një tentativë suicide në mënyrë të papritur. Nuk dimë nëse ka pasur ndonjë sindromë tjetër të mëparshme, këtë do ta zbulojë koha. Nuk dimë çfarë substance ka përdorur në kushte shtëpie.
Sipas Kacajt prej disa muajsh po bëhen lëvizje paralele të stafit të QSUT por pa cenuar vendin e punës së askujt.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/u-njoftua-per-transferim-infermierja-tenton-vetevrasjen-me-mbidoze-ilacesh/