Detaje për atentatin ndaj Çapjas - News, Lajme - Vizion Plus

2017-04-01 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shkëlzen Hasanpapaj, autori i dyshuar së atentatit ndaj Florenc Çapjas dhe mikut te tij në Elbasan më 6 qershor të 2016, ishte prangosur 2 javë pas ngjarjes nga policia e Elbasanit. Edhe pse ishte person i skeduar për vepra të lehta penale, ai mundi t?i shpëtonte burgut, megjithëse u arrestua në rrugën ?Visarion Xhuvani? në Elbasan. Arrestimi i 19-vjeçarit ishte regjistruar edhe në sistem. Por edhe pse u prangos autori i dyshuat i atentatit u la i lirë me detyrim paraqitje nga Gjykata e Elbasanit. Menjëherë ai kaloi ilegalisht në Itali e me pas ne Holandë ku qëndroi deri ditën e arrestimit. Sipas policisë, ai ishte fiksuar nga kamerat e sigurisë pas atentatit të kryer ndaj Florenc Çapjas në qendër të qytetit të Elbasanit, teksa largohej me nxitim nga vendi i ngjarjes. I riu u identifikuar nëpërmjet analizave të ADN-s, të cilat u gjetën ë maskën e tij por edhe në çantën ku mbante armën e krimit. Në këtë ngjarje mbeti e plagosur dhe një punonjëse e policisë e cila ndodhej pak metra larg vendit te atentatit. 19-vjeçari dyshohet edhe si pjesë e grupit që kreu atentatin ndaj Çapjave pranë Hotel ?Univers?, ku humbën jetën tre anëtarë të fisit, ndërsa u plagosën disa të tjerë. Ngjarja ka lidhje me konfliktet e vjetra mes fiseve Çapja dhe Mema. Gjatë këtij sulmi mbetën të vdekur Agron Çapja, nipi i tij Ardit Sinakoli dhe Eno Bedalli.

Free Traffic Exchange