Rama e Xhafaj replikojnë për ekspertët e lartë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-04-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kapitulli i dyte i reformës ne drejtësi ka risjelle ne skenën politike përplasje mes dy aleateve Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Shkak janë bere konsultimet për kodin e procedurës penale te hartuar nga ekspertet e komisionit te reformës ne drejtësi. Edhe pse qe prej ngritjes se komisionit te reformës ne drejtësi, dy vite me pare është vendosur qe ligjet hartohen nga ekspertet e nivelit te larte ne bashkëpunim me Euralius dhe OPDAT; kreu i grupit parlamentar te LSI, Luan Rama vuri ne pikëpyetje ekspertet dhe theksoi se drafti duhej te ishte hartuar nga Ministria e Drejtësisë. Përplasja mes PS dhe LSI është ashpërsuar pasi vete Ministria e Drejtësisë ne muajin dhjetor ka paraqitur nje draft te kodit te procedurës penale. Reforma ne drejtësi ka pasur dy faza; faza e pare ishte miratimi i 7 ligjeve kryesore te reformës e tani ka filluar faza e dyte me 27 ligje te reja pjese nder te tjera edhe kodi i procedurës penale. Deri me tani te gjitha këto drafte jane hartuar nga ekspertet e nivelit te larte dhe misionet e Euralius e OPDAT.