Report TV - Debatet/PS-LSI përplasen për Kodin e Procedurës Penale

2017-04-01 0

Kjo deklaratë e ministrit të ri të Drejtësisë, Petrit Vasili për një draft të ri të Kodit të Procedurës Penale, që nuk i referohet ekspertizës së EURALIUS ka shërbyer për acarimin e toneve mes dy partive të koalicionit qeveritar PS - LSI, duke e kthyer debatin në pikën fillestare të diskutimit për rolin e ekspertëve të nivelit të lartë në puën e reformës në drejtësi.

Kreu i grupit të LSI, Luan Rama kërkoi informacion se nga kush është bërë ky draft dhe cili është roli i gjithë institucioneve në këtë proces. Deputeti Ulsi Manja tha se është ndjekur procedura e dakordësuar në Kuvend që i caktoi ekspertëve detyrën e sjelljes së një drafti.

Por Luan Rama nuk u mjaftua me këtë përgjigje dhe debati solli ndërhyrjen e kreut të komisionit të ligjeve që i kujtoi deputetit të LSI se debati politik bëhet në komisionin e ligjeve dhe jo në një tryezë konsultative me prokurorë e gjyqtarë.

Kjo situatë u sqarua më pas nga eksperti i nivelit të lartë Artan Hoxha që është angazhuar në hartimin e draftit të ndryshimeve të Kodit të Procedurës Penale.

Free Traffic Exchange