Report TV - Tahiri: Grabitja e bankave, policitë private nuk përmbushin detyrimet

2017-04-01 0

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka kërkuar standarde europiane për policitë private.

Gjatë një takimi me përfaqësues të shoqërive private të sigurisë publike, Tahiri tha se përmirësimi i standardeve për policinë private duhet të nisë nga pagat e 9000 punonjësve të kësaj strukture.

Tahiri kërkoi nga shoqëritë private të respektojnë ligjin për pagat minimale dhe për këtë qëllim ministri i Brendshëm la një muaj afat që të përmbushin kushtet.

Sipas tij, nuk duhet të ketë punonjës të policisë private me pagë më të vogël se 330 mijë lekë në muaj.

"Zbatoni detyrimet ligjore dhe kontraktuale me kompanitë. Brenda një muaji secili të përmbushë detyrimin ligjor duke paguar me minimumin që përcakton ligji për çdo punonjës. Kështu iu themi shqiptarëve se ofrojmë një standard më të lartë sigurie, pra që 8900 punonjësit e policisë private të paguhen minimalisht nga 330 mijë lekë në muaj. Realiteti juaj në letra është siç e kërkon ligji, e vërteta ëhtë se ka punonjës që paguhen as sa gjysma e asaj që përcakton ligji. Ka policë që paguhen 180 mijë lekë në muaj. Kjo nuk mund të vazhdojë më. Kemi të gjtiha mundësitë që të ofrojmë më shumë siguri, standarde cilësore, në raport me punën që bëni për qytetarët, bizneset dhe sigurinë e përgjithshme", u shpreh Tahiri.

Free Traffic Exchange