http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Goditet nje grup që merrej me trafikimin e klandestinëve nga Lindja e Mesme, drejt Europes, duke kaluar nga territori shqiptar. Prokuroria e Krimeve te Renda ka urdhëruar arrestimin e 6 personave, te cilët dyshohet se janë pjese e linjës se trafikut. Ne total, numri i personave te prangosur gjate këtij hetimi te nisur muaj me pare, arrin ne 18 vete. Trafikantet kishin krijuar nje linje kalimi klandestinesh nga Lindja e Mesme, përmes Greqisë, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë e deri ne Austri e Gjermani. Nga hetimet e Prokurorisë u vërtetua se kufiri me Greqinë kalohej ne këmbë. Ndërsa ne pjesën tjeter te rrugës transporti kryhej me mjete te ndryshme ose me taksi.