Shefja e ONM: Vettingu-n e bëjnë institucionet shqiptare

2017-04-01 9

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Genoveva Ruiz Calavera, e cila kryeson edhe misionin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në të parën dalje për mediat i kujtoi klasës politike shqiptare se vettingu është një kusht për hapjen e negociatave të Shqipërinë në Bashkimin Europian.
Genoveva Ruiz Calavera , shefe e ONM-së: Dëshiroj të rikujtoj rekomandimin kushtëzues të Komisionit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Unë besoj se mesazhi ynë është i qartë. Ky është një proces jetik për t?i hapur derën negociatave të anëtarësimit me BE-në.
Shefja e ONM-së paralajmëroi një monitorim të fuqishëm të procesit të vettingut, por tha se fjalën e fundit do ta thonë autoritetet shqiptare.

Genoveva Ruiz Calavera, shefe e ONM-së: Është shumë e rëndësishme të përsëritet se ONM po kryen një monitorim të fuqishëm të procesit të vettingu-t, por nuk merr vendime ekzekutive. Të gjitha vendimet përfundimtare në këtë proces do t?i takojnë autoritete shqiptare. Unë mund t?u siguroj se ONM-ja do t?i kryejë detyrat e saj me profesionalizëm, paanshmëri dhe në përputhje me ligjin.?
Të enjten pritet të mbërrijë në Tiranë një ekip vëzhguesish ndërkombëtarë nga SHBA e BE për të monitoruar fazën e parë të procesit për zgjedhjen e 27 anëtarëve të organeve të vettingut.

Pasi këto organe të jenë ngritur do të nisë faza e dytë që do të monitorohet nga një ekip vëzhguesish afatgjatë të cilët do të monitorojnë të gjithë procesin e vettingut./ TV KLAN