Mediat e huaja i bëjnë jehoje qëndrimit të Rohrabacher - News, Lajme - Vizion Plus

2017-04-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Intervista e pak ditëve me pare e kongresmenit amerikan Dana Rohrabacher per Vizion Plus ka patur jehone te gjere ne mediat ndërkombëtare. Ate e kane pasqyruar gazeta dhe agjenci, duke nisur nga ato te vendit fqinj Greqisë, e deri ne Rusi. E përditshmja greke ?Eleftheros Tipos? i ka kushtuar vëmendje deklaratës se Rohrabacher per Maqedoninë. Duke iu referuar intervistës te transmetuar për emisionin ?7 pa 5?, shkrimi i saj mban titullin:?Maqedonia nuk është shtet, territori i saj duhet të ndahet?.?Më vjen keq që e them, por Maqedonia nuk është shtet. Kanë arritur në atë pikë ku nuk është e mundur bashkëjetesa ndërmjet grupimeve nacionaliste. Shqiptarët e Maqedonisë duhet të bashkohen me Kosovën dhe pjesa tjetër me Bullgarinë?, perifrazon gazeta deklaratën e kongresmenit. Ajo përmend gjithashtu shqetësimin qe ky koment shkaktoi ne qeverinë maqedonase. Edhe media te tjera greke kane përcjellë deklaratat e Rohrabaher. Ndërsa rrjeti rus ?Russia Today? ne website-n e tij shkruan se kongresmeni amerikan zemëron Shkupin, kur thotë se Maqedonia nuk është shtet dhe sugjeron ndarjen e saj. Ndërsa citon Vizion Plus si median shqiptare per te cilën eshte dhënë intervista, ajo përmend edhe nje tjetër koment te ligjvënësit amerikan, qe nuk është i shqetësuar per ndikimin rus ne rajonin e Ballkanit.

Free Traffic Exchange