Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta kanë zhvilluar takimin e të mërkurës te "Vila 30", pranë Kryesisë së Kuvendit.
Ndryshe nga takimi i zakonshëm i dy krerëve të mazhorancës, këtë të mërkurë me ta ka qenë edhe kryesuesja e Operacionit Ndërkombëtar te Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera.
Takimi ka zgjatur rreth 30 minuta dhe në fokus të bisedës ka qenë nisja e procesit të Vettingut në sistemin e drejtësisë.
Pas takimit me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, shefja e ONM-së, Calavera, u prit nga ambasadori i SHBA Donald Lu dhe ajo e BE, Romana Vlahutin.
Grupi i monitoruesve ndërkombëtarë mbërriti ditën e djeshme në Shqipëri. Ata do të qëndrojnë në vendin tonë për një periudhë 3 vjeçare, deri në përfundim të procesit të Vettingut.