http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Departamenti Amerikan i Shtetit ka qetësuar Shkupin zyrtar, lidhur me deklaratat e kongresmenit amerikan Dana Rohrabacher gjate nje interviste dhënë per Vizion Plus. Ligjvenesi ishte shprehur se Maqedonia duhet te ndahet, çka solli edhe reagimin e Ministrisë se Jashtme maqedonase, qe kërkoi nje sqarim te qëndrimit te DASH. Nje zyrtar i ketij departamenti tha per Zërin e Amerikës se politika e Shteteve të Bashkuara ndaj Maqedonisë nuk ka ndryshuar.?Shtetet e Bashkuara njohin dhe mbështesin sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Republikës së Maqedonisë. Ky qëndrim nuk ka ndryshuar?, theksoi ai.Kongresmeni Rohrabacher kishte sugjeruar qe shqiptarët që jetojnë ne Maqedoni duhet t?i bashkohen Kosovës, pasi kurrë nuk do të mund të shkojnë mirë me maqedonasit. Persa i përket pjeses tjetër te Maqedonisë, propozimi i tij ishte qe të bëhet pjesë e Bullgarisë apo e çdo vendi tjetër, me të cilin pretendon të ketë lidhje.Deklarata e Rohrabacher, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve, shkaktoi alarm ne Shkup, ku ministria e Jashtme përmes një deklarate tha se komente të tilla ndezin retorika nacionaliste mes vendeve fqinje dhe kthejnë të kaluarën.