Report TV - Papërgjegjshmëri në ushtrimin e detyrës, shkarkohet drejtori i Muzeut

2017-04-01 1

Shkarkohet nga detyra drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Melsi Labi.

Lajmi konfirmohet nga burime të Shqiptarja.com pranë Ministrisë së Kulturës, ndërsa vendimi është firmosur nga ministrja Mirela Kumbaro gjatë pasdites së kësaj të marte.

Mësohet se motivacioni i shkarkimit të Drejtorit të Muzeut ka qenë thyerja e disiplinës në punë në mënyrë të përsëritur.

"Për mosrespektim të përsëritur të marrëdhënies së punës, duke shkaktuar dëm institucional dhe duke cenuar rëndë parimin e përgjegjshmërisë dhe mirëbesimit institucional", thuhet në motivacionin e shkarkimit të Melsi Labit. `

Shkarkimi i Labit vjen pas akuzave të tij në adresë të ministres së Kulturës Mirela Kumbaro se mbështet muzetë privatë, në vend që të financojë Muzeun Historik Kombëtar, akuza të cilat u hodhëm poshtë nga Ministria e Kulturës.

Free Traffic Exchange