Report TV - Vettingu, ekspertët e ONM takime me Lu dhe Vlahutin

2017-04-01 1

Ekspertët Ndërkombëtarë të monitorimit (ONM) të cilët mbërritën në Shqipëri një ditë më parë, kanë zhvilluar takime me ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu dhe atë të BE-së, Romana Vlahutin.

Kryesuesja e misionit Genoveva Ruiz Calavera dhe tre anëtarët e tjerë, të cilët do të përbëjnë Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, kanë zhvilluar paraditen e sotme një takim me gazetarët shqiptarë dhe më pas janë takuar me ambasadorët e SHBA e BE.

Zyrtarisht Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit do të nisë punën nesër dhe fillimisht do të kryhet verifikimi i kandidaturave të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Për këto emërime, ONM do të përgatisë një raport për t?ia dërguar më pas Kuvendit.

Puna e Operacionit Ndërkombëtar i Monitorimit pritet të zgjasë deri në 3 vite, deri sa të ketë përfunduar i gjithë procesi i Vettingut për njerëzit e drejtësisë dhe për ngritjen e institucioneve të reja.

Ata do të largohen për t?i lënë vendin grupit tjetër të ONM, kur të ngrihen Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit ky Mision do të kryesohet nga Genoveva Ruiz Calavera dhe tre anëtarë të tjerë përkatësisht nga Gjermania, Italia dhe Austria.

Një tjetër rol i ONM do të jetë edhe hartimi i "listës së zezë" të kandidatëve për komisionet e Vettingut.