Zbardhet ngjarja në Laç - Plagosja pas sherrit në një pikë bastesh, autorit s’i liruan kompjuterin

2017-04-01 10

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Identifikohet autori i plagosjes së 28-vjeçarit në Laç. Policia thotë se ka shpallur në kërkim shtetasin Marin Trokthi 22 vjeç, banues në Laç, me precedentë të mëparshëm penale.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të martës para Bashkisë së Kurbinit, ndërsa i plagosur mbeti shtetasi Leonard Rakipllari nga Tirana.
Policia thotë se Rakipllari ka qenë duke u larguar me makinën tip ?Nissan? së bashku me 3 shokë të tij, kur është qëlluar disa herë me armë zjarri nga shtetasi Trokthi, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/identifikohet-autori-i-plagosjes-ne-lac-ngjarja-pas-sherrit-ne-lokal/