BERAT-Një grup fermerësh nga fshati Hingë, njësia administrative Poshnje, në Urën Vajgurore janë ngrit në protestë pasi nuk janë dëmshpërblyer nga shteti për përmbytjet e vitit 2015.
Fermerët deklarojnë se kanë një vit që sorollaten sa në një zyrë në tjetrën dhe nuk po gjejnë zgjidhje për dëmshpërblimin e merituar.
Në fillim të vitit 2015 tokat e tyre u përmbytën si pasojë e vërshimit të lumit Osum, por ndonëse kanë plotësuar çdo dokumentacion për të përfituar dëmshpërblimin nuk e kanë marrë atë.
Fermerët hedhin akuza se dëmshpërblimet nuk janë shpërndarë sipas dëmeve të shkaktuara, por sipas përkatësive politike.
Ndërkohë është ngritur menjëherë një grup pune për të zgjidhur problematikën e fermerëve të cilat akoma nuk kanë marrë parat e tyre, por që do të zgjidhet shumë shpejt.